Ministri Petrit Malaj prezantoi para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave projekt-buxhetin për vitin 2025. Sipas tij synohet një rritje ekonomike me 3.9% dhe ulje e borxhit publik.


Sipas ministrit, forcimi i monedhës vendase (Lekut) ka ndikuar pozitivisht te inflacioni, duke e lënë poshtë nivelit 3%. Po ashtu ka ndikuar në rritjen e flukseve të turizmit dhe investimeve të huaja.

”Në 6 muajt e parë të vitit janë rritur me 8.7% investimet e huaja direkte. Flukset valutore hyrëse janë të përqendruara kryesisht te pasuritë e paluajtshme.”

Ai theksoi se borxhi publik në vitin 2023 shënoi nivelin më të ulët të tij që nga viti 2008. Ndërsa në 2025-ën pritet që borxhi publik të zbresë në 55,8% të prodhimit të brendshëm bruto.

Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, tha se materializon plotësisht objektivat kryesorë të politikës fiskale.

/tvklan.al