Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s ka rritur vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3-e qëndrueshme” nga “B1 – pozitive” në rishikimin e saj më të fundit. Kjo perspektivë pozitive sipas Ministrit të Finanacave Petrit Malaj reflekton forcimin e mëtjeshëm të financave publike, si dhe një efikasitet më të lartë në zbatim të reformave drejt integrimit europian.
“Ky vlerësim pozitiv tregon se jemi duke hecur në rrugën e duhur të integrimit dhe financave. Kjo do të thotë që ekonomia shqptare do jetë e qëndrueshme edhe në termat afatmesëm.”
Po çfarë përfiton Shqipëria nga ky përmirësim fiskal?
“Do sjellë investime konkrete duke rritur besimin e investitorëve të huaj. Shqipëria do dalë në tregjet ndërkombëtare.”
Sipas Moody’s, investimet e huaja direkte, veçanërisht ato në sektorin e turizmit dhe energjisë pritet të luajnë një rol kyç në përmirësimin e treguesve ekonomikë. Vlerësimi i agjencisë thekson se, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është ulur ndjeshëm që nga niveli më i lartë i regjistruar në vitin 2021 dhe parashikon një ulje të mëtejshme graduale në periudhën afatmesme, 54.3% në vitin 2025 dhe në mungesë të goditjeve të zbresë nën 50% deri në vitin 2029.
Moody’s thekson se Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik pas tre goditjeve të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti i vitit 2019, pandemia e COVID-19 dhe kriza energjetike e vitit 2022.
Tv Klan