Florenca Reçi është një amvisë mjaft e dashur për publikun. Me recetat e shumëllojshme dhe gatimet e veçanta, moderne, por dhe ato tradicionale jemi mësuar që Florenca Reçin ta shikojmë çdo mëngjes në programet televizive.
Duket qartë që pasioni i saj është gatimi, të cilin e ushtron dhe e “ushqen” çdo ditë me plot dashuri. Në programin “Rudina” në Tv Klan amvisa tregon se përveç gatimit, ka shumë pasion dhe pjesën e kinematografisë dhe artit. Megjithëse figura e saj tashmë është publike në ekranet shqiptare, ajo shprehet se dëshiron shumë që të luajë në një film.
Ëndërr kjo, e cila prej kohësh qëndron në sirtar dhe që Florenca Reçi shprehet e vendosur që ta realizojë. Ajo tregon se ka tentuar shumë herë që hyjë në botën e artit e kinematografisë, por fati dhe rrethanat e jetës nuk kanë qenë në anën e saj.
Rudina Magjistari: Cili është pasioni jot përtej kuzhinës?
Florenca Reçi: Pasioni im përtej kuzhinës, pavarësisht se e realizova ka qenë gatimi dhe televizioni. Ka qenë televizioni, artet dhe kinemaja. Them se nuk do të vdes pa luajtur dhe një film.
Rudina Magjistari: Do luash dhe një film?! Tani po prodhohen plot filma, kështu që me siguri do të të jepet një mundësi. Këto janë ëndrra.
Florenca Reçi: Këto kanë qenë ëndrra të paralizuara sepse punova për të shkuar dhe për të vazhduar shkollën tek artet e dramaturgjisë. Në momentin që do futesha më thanë që nuk të ka dalë emri, pasi kisha punuar dy muaj. Gjithmonë kam pasur pengesa. Kam punuar me Pirro Malavecin dhe pastaj aktrova, luajta rolin e Lajes tek teatri “Lulet e revolucionit”, ka qenë një pjesë teatrale. Pastaj konkurrova për të dhënë lajmet në televizion, por përsëri nuk më eci, jo sepse nuk arrita ta bëja mirë, por sepse pata një problem biografik. Nuk pranonin në televizion me kështu cenesh. Pastaj detyrimisht shkova të punoj, jo se e kisha pasion, por shkova të punoj në “Artistike Migjeni” në qëndisje. Kurr u bë ndryshimi i sistemit, në ’90-ën dola më vete dhe prej 45 vjetësh ushtrova zanatin e sipërmarrjes së qëndisjes.
Rudina Magjistari: Po si u gjende ti pastaj në kuzhinë?
Florenca Reçi: Ngaqë e kisha shprehur gjithmonë që më pëlqen kuzhina, sepse kam një çmenduri për të gatuar, nuk më lodh fare nga mëngjesi deri në darkë…
Rudina Magjistari: Pra ka qenë televizioni që të ka identifikuar si shefe, si amvisë.
Florenca Reçi: Tek “Gjyshet milionere” episodi i parë, aty më thërritën./tvklan.al