Jemi mësuar shpesh që imazhin e Nisida Tufës ta shohim nga ekrani teksa prezanton edicionet informative. Pasioni i saj është gazetari dhe televizioni, por në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune ajo zbulon se përtej këtyre të dyjave, ajo ka pasion dhe gatimin.

Ajo tregon që mes punës dhe angazhimeve të ditës të gjëja sa më shumë kohë të jetë e mundur për të gatuar. Të gatuajë në kuzhinë për të është pjesa më e bukur e ditës.

Nisida Tufa: Tani pasion që asnjëherë nuk e kam menduar që ta kthej në profesion, sepse kjo vjen në një fazë tjetër të jetës, jo që në fëmijëri, pra pjesa e gatimit. Që nga gjyshja edhe më pas nga mamaja ime. E bëj me shumë qejf, kënaqem. Për të gatuar jam më shumë tek pjesa tradicionale. Nuk është se eksperimentoj shumë, të eksperimentoj me shijet. Por, gjithsesi në kuzhinë kaloj pjesën më të bukur të ditës, kam ose jo shumë punë. Nuk them se bëhet çdo ditë, ama një kohë të mirë ia kushtoj.

Rudina Magjistari: Kur gatuan se ti je në punë?

Nisida Tufa: Më lejon orari i ditës që unë të gatuaj.

Rudina Magjistari: Ti je paradite apo pasdite në punë?

Nisida Tufa: Unë kam fashën e orarit të lajmeve paradite, kurse në fundjavë më gjen të zënë sidomos ditën e shtunë për shkak të programit tim, por gjithsesi e gjej kohën për gatimin. Ajo që mundohem të bëj është që t’i kem sa më të freskëta.

Rudina Magjistari: Gatuan aty për aty, apo sot për nesër?

Nisida Tufa: Jo zakonisht gatuaj aty për aty. Por, ka raste kur mund të jem shumë e zënë dhe të mos bëj asgjë./tvklan.al