Ministrja e Shëndetësisë u përgjigjet akuzave të opozitës
Ministrja e Shëndetësisë zgjodhi qendrën e re shëndetësore të Grabianit në Lushnje për t’iu përgjigjur së bashku me zv/Kryeministrin akuzave të opozitës për situatën në sistemin shëndetësor.
Ministrja Manastirliu: Nuk është investuar në 30 vite për qendrat shëndetësore dhe ata që kur e kishin mundësinë e lanë shëndetësinë gërmadhë. Sot mblidhen në tryeza dhe flasin si duhej të ishte shëndetësia.
Zv/Kryeministri Braçe: Kokrrat e hajdutëve këtë punë kanë, fjalët tona janë punët që bëjmë, puna e tyre janë fjalët.
Qendra shëndetësore e Grabianit është rindërtuar nga e para në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
Si kjo qendër, u shpreh ministrja Manastirliu, janë rindërtuar me të njëjtin standard 180 qendra të tjera nga veriu në jug.
Tv Klan