Policia amerikane ka vënë në pranga një 19-vjeçar afroamerikan

Një 19-vjeçar afroamerikan është arrestuar në Memfis në Tenesi, pasi akuzohet për vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e tre personave  të tjerëve, për arsye ende të paqarta.

I riu është identifikuar si Ezekiel Kelly dhe  veprimet e tij ai i ka regjistruar live në Facebook.

Policia kishte paralajmëruar qytetarët që të qëndronin në ambiente të mbyllura derisa ai të kapej pasi autori i dyshuar duket se po lëvizte  nëpër qytet duke qëlluar në mënyrë rastësore këdo që i dilte para.

Mësohet se i riu nuk është i panjohur për drejtësinë amerikane pasi nga ajo cfarë raportojnë mediat atje në vitin 2020, ai është akuzuar për vrasjeje të mbetur në tentativë dhe posedim të armëve pa leje.

Klan News