Pasi kriza e koronavirusit po rritet, agjencitë për mbrojtjen e shëndetit në SHBA kanë kërkuar nga njerëzit që të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si i thonë lamtumirë të dashurve të tyre, duke transmetuar online funeralet.

Në një seminar, Federata Kombëtare për Funeralet, bizneset dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se funeralet duhet të kufizohen me një numër të vogël njerëzish prezentë dhe të jepet online që të ndiqet nga të gjithë të tjerët.

Sipas CDC-së, kjo nuk bëhet për shkak se njerëzit mund të infektohen nga kufoma pasi nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që kjo është e mundur. Kjo bëhet vetëm për të këshilluar njerëzit që të mbajnë distancën shoqërore, që nuk po aplikohet vetëm në SHBA, por në të gjithë botën.

“Gjatë kohës që mendoni për funeralin, mundohuni që të kufizoni sa më shumë të mundeni numrin e njerëzve, të bëjë pjesë vetëm familja ose përdorni opsionet e livestream-it”, tha epidemiologu i CDC-së David Barendes.

Më herët, Trump ka ndaluar mbledhjen e më shumë se 10 personave. Kjo sipas mediave është shumë e rëndësishme për personat që konsiderohen si vulnerabël përballë sëmundjes, për ata që janë mbi 70 vjeç ose ata që kanë sëmundje kronike.

Por para se të jepej kjo direktivë, bizneset që merren me funeralet në SHBA e kanë praktikuar më parë shërbimin livestream në internet. Në New York një pastor kreu shërbesën online për shkak të pezullimeve të udhëtimeve./tvklan.al