Policia greke ka identifikuar një shqiptar i cili mashtronte të moshuarit duke u marrë shuma të konsiderueshme parash.

Sipas shtypit grek, bëhet fjalë për një 48-vjeçar nga Shqipëria, i cili konsiderohet se është pjesë e një organizate kriminale.

48-vjeçari krijonte skema mashtrimi ndaj të moshuarve për t’u zhvatur para dhe bizhuteri me vlerë.

Ai i bindte të moshuarit se i duheshin para për një të afërmin e tij për të bërë operacion për shkak të një aksidenti automobilistik.

Përmes këtyre mashtrimeve, ai ka arritur që të zhvasë 140 mijë Euro.

Deri tani është provuar mashtrimi i tij në dy raste ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë.

/tvklan.al