Sulmuesi ka realizuar 17 herë në të gjithë kompeticionet
Sezoni i fundit me PSG po shijohet në maksimum nga Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ka gjetur ritmin te gjiganti francez duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë lideri i kësaj skuadre. Mbappe ka shënuar 24 gola deri më tani, për të qenë golashënuesi më i mirë në këtë sezon në Francë.
Praktiktisht 1 gol në çdo 90 minutësh, pasi Mbappe ka luajtur 24 ndeshje të kampionatit francez për të arritur këtë statistikë. Kur kanë mbetur edhe 8 ndeshje deri në fund të Ligue 1, Mbappe është i destinuar të marrë çmimin si golashënuesi më i mirë në këtë kampionat, pasi prin me 9 gola me ndjekësin më të afërt, Jonathan David te Lille.
Në vitin kalendarik 2024, ai ka shënuar 17 gola në vetëm 3 muaj, duke lënë një statistikë mahnitëse për sulmuesin parisien. Kjo nxjerr në pah se sa vendimtar ka qenë ky sezon për PSG, mbi të gjitha në sytë e tifozëve cilësohet si lojtari më i mirë në botë aktualisht.
Kylian Mbappe ka luajtur gjithsej 42 ndeshje, në të cilat ka kontribuar në 58 raste mes golave dhe asistimeve. Talenti i tij i jashtëzakonshëm dhe performanca e vazhdueshme tregojnë një të ardhme premtuese në fushën e lojës.
Klan News