Të burgosurit amerikanë të liruar nga Rusia mbërritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata u pritën në aeroport nga vetë Presidenti Joe Biden dhe zv.presidentja Kamala Harris.
Gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish-marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza, ishin 4 prej 16 personave që u liruan nga burgjet ruse pas një marrëveshje mes disa shtetesh për këmbimin e të burgosurve.
Personat e tjerë që u liruan jane 5 gjermanë dhe 7 rusë. Ata u këmbyen me 8 individë që ishin duke vuajtur dënime me burg në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Poloni, Norvegji dhe Slloveni dhe që u kthyen në Rusi. Kjo marrëveshje është cilësuar si shkëmbimi më i madh i të burgosurve që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Këmbimi i të burgosurve u bë në Turqi.
Presidenti Joe Biden tha se ishte i angazhuar personalisht në këtë çështje. Para se të burgosurit të mbërrinin në tokën amerikane, Presidenti Biden dhe familjarët e tyre biseduan me telefon me ta nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Reagimet për këtë shkëmbim kanë qenë të shumta, ku ranë sy ai i ish-presidentit Trump që e cilësoi një marrëveshje të keqe.
Tv Klan