Mbi 21 mijë drejtues mjetesh janë ndëshkuar gjatë një jave në vendin tonë. Ndëshkimet janë aplikuar për shkelje të shpejtësisë, përdorimit të celularit në drejtimin e mjetit, mosvendosjen e rripit apo dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia bën me dije se ka pezulluar edhe 156 leje drejtimi, si dhe ka arrestuar 40 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa patentë. Duke qenë në sezonin turistik policia apelon shoferët që të përdorin rrugë alternative, për të mos krijuar trafik, por edhe drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes gjatë fundjavës.
Klan News