Një shofer ka përfunduar në prangat e policisë pasi tentoi të korruptonte efektivët e Policisë Rrugore.
“Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit, ky shtetas iu ka ofruar para atyre, sepse nuk i kishte dokumentet e automjetit”, njoftoi policia e Durrësit.
Menjëherë atij iu vunë prangat dhe akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia e Durrësit njoftoi se janë arrestuar edhe 4 shoferë të tjerë pasi janë kapur në gjendje të dehur ose drejtonin mjetet pa leje drejtimi./tvklan.al