Kjo veturë me të cilët gazetarët e huaj kishin udhëtuar drejt Prekazit është kthyer në Prishtinë dhe do të qëndrojë këtu për tre muaj sa është e hapur ekspozita që shënon 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë që shfaq mbulimin mediatik të luftës.
Nëpërmjet artefakteve të gazetarëve dhe veprave të artistëve, vizitorët udhëtojnë nëpër historinë dhe trashëgiminë e luftës dhe ndikimin e saj në dekadat që pasuan.
Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN Kosova: E kemi të pasqyruar në këtë ekspozitë historinë e rezistencës paqësore dhe të armatosur duke mbledhur 30 orë materiale të xhirimeve që janë bërë.
Të shumtë janë turistë të ndryshëm, qytetarë të vendit por edhe grupe të organizuara që po e vizitojnë këtë ekspozitë.
Ndonëse i ri në moshë artisti Vullnet Jakupi me gdhendje me gjilpërë në pllakë të aluminit ka paraqitur shtëpitë shkolla, inspiruar nga tregimet e gjyshit të tij.
Vullnet Jakupi, artist: Këto 8100 kulme, ku shumë më herët para 24 viteve edhe më tutje janë strehuar dhe janë marrë studentë për të mbajtur gjallë arsimin.
Synim është që kjo ekspozitë të lëviz edhe në vende të tjera të botës.Ekspozita do të jetë e hapur deri në fillim të Shtatorit.
TV Klan