Pasditen e kësaj të marte pas shumë kohësh, në studion e “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar “bilbili” i jugut, Ylli Baka. Me zërin dhe me xhentilesën që e karakterizon Ylli Baka elektrizoi studion me performancën e tij.

Ai është i njohur për zërin, muzikën dhe tekstet atdhetare, po ndoshta të gjithë jemi kureshtarë të dimë se sa është në të vërtet numri i këngëve në repertorin e tij. Me siguri vetë këngëtari e ka humbur numërimin, por në studio ai thotë një shifër të përafërt, që habiti jo pak moderatoren dhe publikun. Më shumë se 190 këngë numërohen në repertorin e tij Ylli Baka.

Ai shprehet në studio se do të vazhdojë të prodhojë këngë të reja kushtuar dashurisë e atdheut, siç është dhe projekti i tij i fundit muzikor që pritet të dalë së shpejti.

Rudina Magjistari: Ti ke një repertor shumë të pasur nuk e di nëse e ke si shifrën numrin e këngëve që ke bërë në repertorin tënd? Dyshoj që ta kesh një përgjigje të saktë!

Ylli Baka: Po afrohem tek 190 këngë dhe shumë videoklipe.

Rudina Magjistari: Nëse ti do të mbaje një koncert recital do të ishte një javë koncert pa ndërprerje.

Ylli Baka: Po të paktën 3 ditë duhet të jetë! Ka qenë me të vërtet një dimër i mbarë dhe pranvera po ashtu. Po na vjen me shumë bashkëpunime e me shumë këngë, por sidomos kënga e fundit për të cilën kemi ardhur sot “Ku ka dashuri, ka paqe”, ishte me të vërtet një këngë shumë e bukur./tvklan.al