Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, u debatua për të rinjtë e partive politike të cilët kanë zënë vend në listat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Nga njëra anë, Ilirjana Kuçana në radhët e PD, kritikoi PS-në për militantizëm dhe për një strukturë të centralizuar ku vendimet merren vetëm nga Edi Rama, duke e cilësuar listën si një përpjekje formale pa frymë të vërtetë rinore.

“Defekti më i madh i PS-së, është se nuk ka frymë, nuk ka parti, nuk ka qasje. Në parti ka militantizëm, ka petale trëndafilash dhe duke qenë se me Mirgitin njihem dhe në planin personal e përgëzoj shumë që është pjesë e politikës, por në planin politik dua t’i them se nuk ka bërë zgjedhjen e duhur sepse nuk ka struktura, nuk ka forume, ka vetëm Edi Rama, që vendos gjithçka. I thashë më vjen keq se nuk besoj se do kthehesh në një militant politik dhe do duhet të kthehesh prapë te shoqëria civile”, tha Kuçana.

Në kundërpërgjigje, Mirgit Vataj nga PS-ja theksoi mungesën e elementëve të rinj në PD dhe kritikën për mungesën e ideve të reja dhe koncepteve politike.

“Ajo që dua të them ka të bëjë me një fakt të rëndësishëm që unë nuk besoj te retorika politike dhe retorika politike e cila ndërtohet pa baza, është jo vetëm thjesht për konsumin e asaj që konsiderohet për elektoralin. E dyta, ka të bëjë me faktin se më duhet ajo pasaporta evropiane. Po flasim për të gjithë. Kjo parti dha një mundësi për t’u hapur, ka sjellë shumë elemente të rinj përmes platformës dhe shoqërisë civile. Skuadra e Tiranës ka një gjithëpërfshirje. Lista e PD-së, nuk e di nuk shikoj asnjë element të ri, Ililrjana është një element, por në diskursin politik, nuk ka sjellë asnjë ide as të ri, asnjë element të ri”, tha Vataj./tvklan.al