“Terrorizmi dhe mediat sociale
”. Mbi këtë temë janë thirrur të dëshmojnë para kongresit amerikan tre kompanitë e mëdha Facebook, Google dhe Twitter. Drejtuesit e tyre duhet të japin llogari
Facebook, Google dhe Twitter janë thirrur në kongresin amerikan për të dëshmuar për hapat që ata po ndërmarrin kundër përhapjes së propagandës ekstremiste në internet. Gjithashtu do të diskutohet dhe ndërhyrja ruse në këto rrjete gjatë zgjedhjeve për presidentin e Amerikës.
Më 17 Janar, të tre kompanitë do të dalin para kongresit të ShBA-së në seancën “Terrorizmi dhe mediat sociale: a po bën mjaftueshëm teknologjia?”.
Mark Warner një nga senatorët tha se Twitter ende nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në komitetin e Senatit duke shprehur zhgënjim për këtë fakt.
Edhe në anën tjetër të Atlantikut Twitter dhe Facebook përballen me të njëjtat akuza. Deputeti britanik Damian Collins, ka njoftuar se kompanitë kanë afat deri më 18 janar për të dorëzuar informata të hollësishme për përfshirjen e Rusisë në referendumin për Brexit.
Klan Plus