Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp, në prag të përballjes me Atletico Madrid në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve.

Tekniku italian vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa tha se kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit.

Sipas Ancelottit, synimi i skuadrës së tij është që të luajë një ndeshje të mirë dhe të përfitojë nga mundësitë që do u jepen.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Kualifikimi do të vendoset në takimin e kthimit. Synimi ynë është që të luajmë mirë dhe të përfitojmë nga rastet që do na jepen. Atletico Madrid është një kundërshtar i fortë, por të shohim se çfarë do të ndodhë.

Në kampionat ndaj Real Betis dështuam. Le të shpresojmë se ajo situatë ka kaluar. Nuk na mungon uria. Skuadra di t’i lexojë mirë situatat në lojë, diçka që nuk ndodhi ndaj Betisit. Megjithatë nuk dua të ndryshoj stilin, mentalitetin apo qasjen tonë.

Valverde u stërvit individualisht dhe u ndje mirë. Pas stërvitjes së fundit, do të vendosim nëse do të luajë apo jo. Nëse nuk ia del, në vendin e tij do të jetë Lucas Vasquez. Mbappe ka cilësitë e një sulmuesi të madh”, deklaroi Ancelotti.

Ndeshja Real Madrid-Atletico Madrid, do të luhet të Martën në “Santiago Bernabeu”, duke nisur nga ora 21:00.

/tvklan.al