Alfred Allamani nuk është më trajner i Kukësit. Klubi verilindor njoftoi se tekniku 41-vjeçar ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare.

Largimi i Allamanit ka ardhur pas humbjes minimale në Kategorinë e Parë ndaj Vorës. Sipas njoftimit, skuadra do të drejtohet përkohësisht nga drejtori sportiv, Ansuel Dervishaj.

Nëe orët e ardhshme, prite të zgjidhet edhe trajneri i ri, që synim do të ketë mbijetesën.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Alfred Allamani ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme, duke mbyllur bashkëpunimin me skuadrën tonë.

Pavarësisht se trajneri kishte besimin e stafit drejtues, motivet familjare kanë bërë që Allamani të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Klubi i Kukësi falënderon Allamanin dhe asistentin Vilfor Hysa për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në të ardhmen.

Drejtori sportiv, Asuel Dervishaj do të mbajë rolin e trajnerit të përkohshëm, deri në prezantimin e stafit të ri teknik”, shkruan klubi.

Kukësi mban vendin e 10-të në renditjen e Kategorisë së Parë me 21 pikë të grumbulluara në 25 javë kampionat. /tvklan.al