Milani ndodhet në një situatë kaotike sa i përket rezultateve. Kuqezinjtë pësuan humbjen e tretë radhazi në kampionat, në harkun kohor të vetëm një jave.

Skuadra e drejtuar nga Sergio Conceicao, u mposht 2-1 nga Lazio në shtëpi, në të përballje dramatike, ku goli vendimtar për miqtë u shënua në minutën e 97-të.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, në Casa Milan, po reflektojnë të ardhmen. Trajneri Conceicao rrezikon shkarkimin, por ende nuk ka një opsion më të mirë për stolin.

Sfida e radhës, ajo ndaj Lecces, është treni i fundit për teknikun portugez dhe në rast se skuadra nuk bind as në atë ndeshje, shkarkimi do të jetë i pashmangshëm.

Si për ironi të fatit, përballë është Marco Giampaolo, ish-trajneri i Milanit, i cili u shkarkua para se të emërohej Stefano Pioli. /tvklan.al