Mbrëmja e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të jetë e kompozitorit të shquar italian Giacommo Puccini-t.
Me dy vepra, Prelud Simfonik dhe Messa di Gloria, në skenë do të ngjiten solistët, instrumentistët, dhe kori, duke e çuar në 120 numrin e kastit pjesëmarrës për këtë vepër impenjative.
Puccini veprën “Messa di Gloria” e shkroi në rini të tij, ndërsa vlerësohet si një nga veprat më intime dhe prekëse të kompozitorit, që shkon si një lutje, dhe nderim ndaj hyjit me tërë besimin e tij.
Kjo vepër liturgjike rikthehet pas 8 vitesh në TKOB, në bashkëpunim me Fondacionin Puccini-an të Italisë.
Artistët dhe orkestra e Tetarit të Operas, pas shfaqjes ne Tirane do të udhëtojnë në Durrës dhe më pas në Nëntor me shfaqjen në Torre di Lago në Itali, në vendlindjen e Puccini-t për të finalizuar vitin Puccini-an.
Tv Klan