Me rregulloren e re, në Champions League, dy shtete do të përfaqësohen me nga pesë ekipe. Anglia duket se e ka siguruar vendin e parë, për shkak të rezultateve të arritura nga skuadrat e këtij vendi në kompeticionet europiane.

Me vendin e parë që është zënë, lufta tashmë është për vendin e dytë. Aktualisht Italia mban pozicionin e dytë, që i lejon të përfaqësohet nga pesë ekipe në Champions.

Megjithatë presioni nga Spanja duket i madh. Italia renditet e dyta me 17.562 pikë, ndërsa ndiqet nga Spanja me 17.464 pikë.

Gjermania aktualisht renditet shumë larg, me 14.921 pikë. Fitorja e Real Madrid ndaj Manchester Cityt, i dha dhënë një hov të rëndësishëm spanjollëve, sa i përket pikëve.

Italia ka mundësi të rikuperojë pikë këtë të Mërkurë, pasi në Champions luajnë Milani dhe Atalanta. Fitoret në fazën “play off” vlejnë dy pikë, ndërsa barazimi 1 pikë. Kalimi në fazën e 1/16 vlerësohet me 1.5 pikë në Champions, ndërsa 1 pikë në Europa League.

RENDITJA AKTUALE NGA UEFA:

1. Anglia 20.892 pikë

2. Italia 17.562 pikë

3. Spanja 17.464 pikë

4. Gjermania 14.921 pikë

5. Portugalia 14.750 pikë

6. Franca 14.214 pikë

7. Belgjika 13.150 pikë

8. Holanda 11.916 pikë

9. Greqia 11.062 pikë

10. Suedia 10.125 pikë

/tvklan.al