LSDM: Mickoskit i intereson vetëm pushteti

Po bëhen presione të hatashme që deputetët që janë nënshkruar në iniciativën e VMRO DPMNE-së, për mosbesim të Qeverisë të tërhiqen, thotë Mickoski. Por ai nuk ka informacione se dikush do të zmbrapset. Ai doli para gazetarëve me tre fletë të bardha, në të cilat ishin nënshkrimet e 61 deputeteve.  Por nuk do të shpejtojë me formimin e Qeverisë së re.

‘’Njëra prej opsioneve është që të kemi Qeveri në të cilën do të punohet dhe do të luftohet për principet themelore. Por që kjo të ndodhë, do të duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Një gjë është e qartë… 61 deputet në këtë listë këtu, janë nënshkruar për një punë, që kjo Qeveri, e udhëhequr nga BDI dhe Zoran Zaev më nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet. Unë do të doja që të kemi qeveri politike me kapacitet të plotë që ta përfundojë mandatin deri më 2024. Por nëse kjo nuk ndodh, zgjedhje të shpejta të parakohshme janë të patjetërsueshme.’’

Mickoski e hodhi poshtë mundësinë për Qeveri teknike. Kjo shumicë e re, do të pres që vet Zaevi ta dorëzoj dorëheqjen deri të hënën në Kuvend, e nëse kjo nuk ndodhë, do t`i nisin procedurat për votimin e mosbesimit. Sa i përket koalicioneve të mundshme në rast se ndodhin zgjedhjet, Mickoski nuk ka problem që të koalicionojë edhe me BDI-në, por thotë që ka luftuar që t’ia marrë pushtetin partisë së Ahmetit.

 ‘’A kam unë problem që të jem në Qeveri ku do të ishte edhe BDI!? Unë nuk kam problem të jem pjesë e çfarëdo Qeverie ku do të kemi shumicë të deputeteve, por në këtë rast, shumicën e deputeteve e kemi me Aleancën dhe Alternativën, Lëvizjen Besa dhe qëllimi im në këto zgjedhje, përveç mposhtjes së LSDM, ishte edhe që tua marrin pushtetin BDI-së, tua marrim pushtetin BDI-së!’’

LSDM-ja nuk po thirre as pres konferenca për shtyp ditëve të fundit. Me opinionin komunikon vetëm nëpërmjet njoftimeve. Në njoftimin e sotshëm, thonë se Mickosvskit i intereson vetëm pushteti dhe asgjë tjetër.

“Sot populli dëgjoi nga Mickoski se qëllimi i tij ka qenë të rrëzojë Qeverinë me partinë politike që është pjesë e qeverisë aktuale – BESA, se vendin do ta çojë përpara, por me partnerin e koalicionit anti-NATO, anti-amerikan – “LEVICËN”. Në takimin e ardhshëm të koalicionit të ri mbetet t`i shohim fotografitë e Orce Kamçevit, Nikola Gruevskit dhe Sasho Mijalkovit dhe të deklarojë se së bashku do ta pastrojnë krimin e VMRO-DPMNE-së”.

Partia “E majta” ishte më qartë. Nga atje thonë se e kanë përkrahur iniciativën me qëllimin që pas 20 viteve, BDI të shkojë në opozitën dhe të bie, siç e quajnë ata, regjimi hibrid i LSDM-së dhe i BDI-së. Potencojnë se kjo marrëveshje nuk nënkupton marrëveshje për formim të Qeverisë apo koalicion./tvklan.al