Tensionet vijojnë të jenë prezente mes deputetëve në dyert e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e PD-së që janë të përjashtuar nuk lejohet që të futen në seancë plenare, ndërsa këta të fundit nuk ngurrojnë të përplasen herë pas here me Gardën.
I pranishëm jashtë Kuvendit është edhe kreu i grupit të PD-së Bardhi, i cili thotë se edhe deputetet e PD-së, Elda Hoti, Sorina Hoti dhe Greta Bardeli të cilat nuk kanë një masë disiplinore nuk lejohen që të hyjnë në seancë plenare.
Deputetët e PD-së nuk janë kursyer ndaj Gardës duke i quajtur me fjalë të tilla si “qelbësirë apo hora” të cilëve u kanë kërkuar që të mos i prekin me dorë.
Flamur Noka: Nuk i lejojnë sepse kanë frikë nga zëri i opozitës, kanë nxjerë disa banditë dhe nuk i lejojnë as deputetët që nuk kanë asnjë masë. Sulltan Surreli urren opozitën. Do ta marrë përgjigjen, do i jepet ditën e hënë dhe në vazhdim.
Gazment Bardhi: Greta Bardeli, Elda Hoti dhe Sorina Hoti janë nuk janë deputete të përjashtuara dhe nuk lejohen nga banda e Edi Ramës që të ushtrojnë detyrën e tyre si deputete sepse qëllimi është të ketë një Parlament monist që të mos shqetësohet nga opozita.
/tvklan.al