Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 13 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 13 Nëntor 2024
2 ditë debate te “Sterilizimi”, bllokohet sërish dëshmia e Beqajt. PS: Jo shtyerjes së afatit të komisionit
Bllokohet per te dyten dite radhazi dëshmia e ish-ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqaj ne komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check-up-in. Opozita kërkon dëshminë e kryeministrit Rama, ndërsa mazhoranca rrëzon kërkesën për shtyrjen e afatit të komisionit.
Meloni frenon për emigrantët? Mediat italiane: Do të presë “GJED” për Gjadrin
Qeveria italiane po frenon mbi zbatimin e marreveshjes per emigrantet me Shqiperine. Mediat e vendit fqinj shkruajne se kryeministrja Georgia Meloni eshte ne pritje te vendimit te Gjykate Europiane te Drejtesise per vendet e sigurta.
Samiti i Klimës, Rama kritikon ndotësit e mëdhenj: Duhet vullnet politik përtej fjalëve
Kryeministri Rama kritikon ndotesit e medhenj te globit, ne samitin e klimes qe po zhvillohet ne Baku. Ai tha se duhet vullnet politik per te pasur rezultate dhe per te shkuar pertej fjaleve qe thuhen ne cdo konference te ngjashme.
Thyhet rekordi i vitit 2023 në turizëm. Në 10 muaj hynë në Shqipëri 10.4 milionë të huaj
Shqiperia thyen rekordin e vitit te kaluar per numrin e turisteve te huaj. Te dhenat e Ministrise se Turizmit flasin per 10.4 milione vizitore qe kane hyre ne vendin tone ne 10 muaj. Vendin e pare e zene Kosova dhe Italia.
Mbi 2 orë takim mes Biden e Trump. Pro tranzicionit të qetë të pushtetit, mesazh për Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden pret pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe angazhohet për një tranzicion të qetë të pushtetit. Takimi mes tyre ka zgjatur mbi dy ore, te teksa Biden i ka kerkuar Trump qe te mos ia leshoje Ukrainen, Putinit.
Kuqezinjtë kërkojnë mbeshtetjën e tifozëve kundër Çekisè: Nuk do jetë ndeshje e lehtë
Lojtarët e kombetares kerkojne mbeshetjen e tifozeve ne ndeshjen e te shtunes ne “Air Albania” kunder Çekise, per Ligen e Kombeve. Kuqezinjte pranojne se nuk do te jete ndeshje e lehte, por do kerkojne te luajne si kunder Gjeorgjise.
/tvklan.al