Dhjetra-mijëra persona dolën në sheshin para parlamentit të Katalonjës në Barcelonë mbrëmjen e së premtes për të protestuar kundër vendimeve të Spanjës.
Në manifestim dëgjoheshin thirrje për liri. Ndërsa qëllimi i protestës ishte kërkimi i lirimit të menjëhershëm të 8 ministrave të qeverisë së shkarkuar të Katalonjës.
Ndërkohë, organizatorët bënë me dije se do të zhvillojnë një protestë masive në Barcelonë me 11 Nëntor në mbështetje të ish-qeverisë që shpalli pavarësinë nga Spanja./
ABC News