Në lëvizje edhe Barcelona, Manchester dhe Juventus
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos së Janarit, shumë zëra janë shtuar rreth të ardhmes së disa futbollistëve. Barcelona ka synim përforcimin e mesfushës dhe Dushan Tadiç shikohet si i duhuri. Për ta marrë nga Ajax, katalanasit kanë gati 20 milionë euro. Sevilla nuk mendohet dy herë dhe merr Suso nga Milani.
Spanjolli ka mbërritur në qendrën mjekësore të klubit të ri dhe pritet të jetë i gatshëm që këtë fundjavë. Bruno Fernandes mund të cilësohet tashmë një futbollist i Manchester United. Sportingu i Lisbonës është bindur nga shifra e ofruar për mesfushorin krijues, shitje nga e cila do të përfitojë në total 80 milionë euro.
Juventus dhe Borussia Dortmund janë futur në negociata të avancuara për Emre Can. Gjermani mund të vishet verdhezi në limitet e merkatos për shifrën e 25 milionë eurove.
Inter heq dorë nga Giroud dhe Llorente. Zikaltërit duket se e kanë mbyllur merkaton pas ardhjes së Christian Eriksen dhe po mendojnë t’i japin hapësira talentit të ri, Sebastiano Esposito.
Tv Klan