15 mln më pak për rikthimin në Barcelonë
Neymar është i gatshëm të paguhet 15 milionë Euro më pak vetëm që të rikthehet tek Barcelona. Mediat spanjolle dhe ato britanike shkruajnë se braziliani është i dëshpëruar për tu bashkuar edhe një herë me ekipin katalan.
Drejtuesit e Barcelonës janë lodhur duke bërë oferta dhe pasi takuan edhe përfaqësuesit e PSG, vendosën të mos bëjnë më asnjë lëvizje tjetër. Raportohet se PSG kërkon më shumë se 80 milionë Euro plus kartonin e Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitić që ka ofruar Barcelona.
Duke iu referuar një gazetari spanjoll mjaft pranë Braçës, BBC raporton se lojtari është i gatshëm të pranojë një ulje page nga 38 milionë në 23 vetëm që të rikthehet të përjetojë ëndrrën me ish ekipin e tij.
Drejtuesit e Barcelonës po luftojnë edhe në frontin e brendshëm pasi rikthimi i Neymar kërkohet edhe nga Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Suarez.
Të njëjtën gjë kërkon edhe presidenti Josep Maria Bartomeu i cili ka edhe 2 vite për të përfunduar mandatin e tij dhe kërkon të lërë një trashëgimi të madhe në klub.
Tv Klan