Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë vizitës në Estoni u takua me Kryeministren Kaja Kalas, homologun Margus Tcahna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin estonez, Marko Mikelson.
“Diskutuam për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë”, shkruan Hasani në rrjetet sociale.
Kryediplomati njëherësh shpreh mirënjohjen ndaj Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Tv Klan