Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe pa nga afër terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e brendshme të administratës dhe muzeun historik të futbollit shqiptar.

Presidenti Blanc u shpreh i impresionuar nga arritjet e FSHF-së, e veçanërisht për projektin “Uniforma ime”, ku Federata ofron falas materiale stërvitore për të rinjtë që bëhen pjesë e futbollit.

Federata zvicerane ka në program ndërtimin e një qendre sportive dhe për këtë arsye Presidenti Blanc pati shume interes për të vizituar në detaje Shtëpinë e Futbollit.

Tv Klan