300 milionë Paund për 5 vite kontratë, ose 60 milionë në sezon. Kjo është shuma që Liverpool do të përfitojë nga marrëveshja me Adidas që do të veshë të gjitha skuadrat e klubit anglez prej 1 gushtit.
Për këtë shumë ekipi që udhëheq Premier League dhe është pranë titullit kampion la Nike nga ku përfitonte gjysmën e këtyre të ardhurave çdo sezon.
Marrëveshja me Adias është e përafërt me ato që kanë skuadra të rëndësishme të Premier League në aspektin finaciar si Arsenal, Manchester City apo Chelsea.
Rekordin në Premier League e ka Manchester United që përfiton 90 milionë Paund në sezon nga sponsori teknik Adidas.
Tv Klan