Pas performancës së mirë në eliminatoret e Kampionatit Europian, kombëtarja U-21 do rikthehet sërish në fushë.

Këtë herë, skuadra e teknikut Alban Bushi do zhvilloj dy miqësore me Moldavinë, nga ku pritet do bëhen eksperimente me synimin për të ndërtuar një ekip kompakt dhe të fortë.

“Janë lojtarë të rinj që nuk luajnë në nivele të larta, por që një ditë do të luajnë. Disa lojtarë që vijnë për herë të parë ndjehen shumë mirë dhe ne jemi të lumtur që kanë zgjedhur Shqipërinë. Brezi që u mbyll ka qenë një nga më të mirët që u mbyll, nga të gjitha anët. Nuk është se është naj brez i artë ai i viteve 2004-2005, por do të bëhen të mirë me kalimin e kohës, ka lojtarë në kampionatin shqiptar dhe jashtë që ne jemi duke i shikuar. Nga mesfusha e lart jemi mirë, por kemi pak probleme në repartin e mbrojtjes pasi dhe portierët i kemi shumë të mirë. Prindërit i drejtojnë fëmijët që të bëhen sulmues dhe mesfushor. Duhet të punojmë fort për të gjetur mbrojtës të mirë.”

Sfidat miqësore me Moldavinë do të luhen më 15 dhe 18 Nëntor në vendin tonë.

Klan News