Shqipëria U-21 triumfoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Moldavisë, në miqësoren e dytë brenda pak ditëve.
Kuqezinjtë e Alban Bushit, ishin dominues nga fillimi, duke bindur me lojë dhe raste. Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 16-të, me Ermir Rashicën, që zhbllokoi takimin, pas një asisti të marrë nga Gudjufi.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Shqipëria shënoi edhe tre herë të tjera.
Ismaili dyfishoi shifrat në minutën e 54-t, për t’i dhënë qetësinë kuqezinjve. Në minutën e 88-të, Rama realizoi të tretin, ndërsa në minutën e 94-t, Daka vulosi takimin në 4-0.
Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Miqësorja e parë e luajtur me 15 Nëntor u mbyll në barazim 1-1. /tvklan.al