Trajneri Alban Bushi po punon për rinovimin e Kombëtares Shpresa në prag të sezonit të ri. Kuqezinjtë 21-vjeçarë do të luajnë 2 miqësore me Modavinë këtë muaj dhe pjesa dërrmuese e futbollistëve janë për herë të parë në skuadër.

Alban Bushi: Është një grup komplet i ri, pothuajse 80-90% e skuadrës është e re. Nuk i njohim shumë. I kemi ndjekur, skatët tanë kudo i kanë vëzhguar. Kemi informacione goxha të mira dhe mendoj se do na shërbejnë këto dy ndeshje. 

Sipas Bushit, ka kohë që skuadra të krijojë fytyrën e saj. Trajneri i Shpresave tha se po vëzhgojnë shumë lojtarë të tjerë si brenda dhe jashtë vendit, ku më së shumti po kërkojnë në mbrojtje.

Tv Klan