Shqipëria U-21 nisi të hënën përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji ndaj Moldavisë. Skuadra pritet të jetë e plotë këtë të martë, ndërsa ka ndryshime në listën e bërë publike fillimisht nga trajneri Alban Bushi.
Departamenti i Komunikimi në FSHF bën me dije se tekniku kuqezi ka vendosur që të thërrasë Dario Dakën. Sulmuesi i Lecce-s do të bashkohet menjëherë me grupin dhe do të përgatitet për dy ndeshjet miqësore.
Shqipëria U-21 do të luajë takimin e parë ndaj Moldavisë më 15 Nëntor, në orën 14:00. Më 18 Nëntor, Shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës. /tvklan.al