Bernardo Silva dhe e dashura kanë pushuar së fundmi në ishujt iberik.
Sulmuesi i Manchester City, Bernardo Silva po kalon një periudhë të mirë në fushën e blertë dhe jashtë saj.
Portugezi ka zyrtarizuar lidhjen me modelen Ines Tomaz Marsin e kaluar, atëherë kur Britania e Madhe ishte në një izolim të plotë.
Futbollisti e kaloi atë kohë në Portugali në shoqërinë e bukuroshes në një shtëpi fshati, një orë larg Lisbonës.
Tomaz, është një modele dhe shpesh herë poston foto apo video provokuese në Instagram me bikini. Ajo numëron rreth 54.000 ndjekës në rrjetet sociale.
Kohët e fundit çifti kanë pushuar së bashku në një nga ishujt iberik, në Formentera.
Klan News