Një modele është përfshirë në një situatë të vështirë pasi në shtëpinë e saj u futën disa hajdutë. Policia ka raportuar se më 4 Tetor në shtëpinë e Ansley Pacheco, 26 vjeçe, kishin hyrë disa hajdutë të cilët kishin vjedhur një telefon dhe disa gjëra të tjera me vlerë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e modeles. Në një moment ajo shfaqet vetëm me të brendshme dhe merr armën në dorë. Siç duket, modelja e bën gjithçka për të mbrojtur djalin 7-vjeçar.
“Mos qëlloni, djali im është këtu”, thotë ajo ndërkohë që në fakt në sfond dëgjohen të shtëna.
Ndërkohë hajdutët ndodheshin në dhomën e ndenjes dhe kishin kapur bashkëshortin e saj, i cili po shihte finalen e NBA në atë moment. E gjitha familja shpëtoi fatmirësisht pa dëmtime.
Deri më tani, grabitësit janë të paidentifikuar./tvklan.al