Këtë të Shtunë do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, por sipas MeteoAlb do jetë e papërfillshme duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të jenë 17 gradë Celsius. Në Ultësirën Perëndimore nga 19-25 gradë Celsius. Sa i përket mesditës, pritet një rënie e lehtë e temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të zbresin në 40 apo 41 gradë Celsius. Vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 37 në 39 gradë Celsius.

Përsa i përket kushteve atmosferike do të kemi mot të qëndrueshëm, me intervale  të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave gjatë pasdites të cilat në zonat verilindore krijojnë dhe mundësira për momente të pakta me reshje të papërfillshme.

/tvklan.al