Dita e sotme do të jetë me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët. 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori.

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

/tvklan.al