8 vite jetë për Troin dhe një lumturi e madhe për mami Adrolën.
Modelja bukuroshja ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për ditëlindjen e të birit ku ka ndarë momentet më të bukura së bashku me të.
Në këtë video ajo ka zgjedhur një frazë ku thuhet se edhe pse nuk ishte gati që të bëhej nënë, Troi ishte një bekim për të.
“M’u bëfsh mbret o dritë e syve”, ka shkruar Adrola krahas postimit.
Herë pas here, modelja ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me të birin duke treguar se Troi është shoku i saj më i mirë./tvklan.al