Ditën e sotme në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë në një lidhje direkte modelja e njohur shqiptare që jeton në ShBA Xhesika Berberi.
Pas tërmetit të 26 Nëntorit Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi hapën një faqe “Go fund Me” për t’iu ardhur në ndihme të prekurve nga tërmeti. Pas disa muajsh ato kanë ndërtuar dy shtëpi, një në Ndroq dhe një në Picallë.
Gjatë intervistës me Rudinën, modelja shprehet se është shumë krenare dhe e lumtur për këtë arritje dhe është një nga sukseset më të mëdha që ajo ka arritur në jetë.
Rudina Magjistari: Puna jote ka lënë gjurmë të forta këtu, nuk harrohet lehtë sepse keni bërë një gjë të jashtëzakonshme ti dhe Adrola.
Xhesika Berberi: Ishte nje punë në grup, kemi bërë diçka shumë të bukur. Ndihem shumë krenare dhe është një nga gjërat më të bukura që kam bërë në jetë, një nga sukseset më të mëdha që kam arritur deri më tani dhe shpresojmë të kemi një vazhdimësi sepse ky është vetëm fillimi.
Rudina Magjistari: Sot ato dy familje janë të rehatuara në shtëpitë e tyre. Më trego pak emocionet për takimin me familjen.
Xhesika Berberi: Nuk kam patur emocione më të mëdha në jetë, zëri më dridheshe, isha shumë e lumtur. Të them të drejtën njerëzit duhet të kuptojnë se cila është esenca e jetës, unë e kam kuptuar falë familjes sime, është se çfarë do të mbjellësh, do të korrësh. Nëse ti bën diçka të mirë, diçka e mirë do vijë, nëse bën diçka të keqe, mos prit të shohësh një ditë të bardhë.
Duhet të duam më shumë njëri-tjetrin dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin sepse vetëm kështu shqiptarët mund të çajnë anë e mbanë botës sepse jemi njerëz të sakrificës, kemi një zemër shumë të madhe dhe duke qenë të bashkuar ne mund të bëjmë çudira dhe ta bëjmë Shqipërinë hartën e qëndrës së botës. /tvklan.al