Osmani vijon bisedimet për datën e zgjedhjeve
LDK nuk e ka pritur që Gjykata Kushtetuese do të mërr vendim në favor të LVV së për mbajtje të zgjedhjeve, por do ta respektojë atë. Kreu i kësaj partie i ka bërë thirrje edhe LVV-së që të respektojë vendimin e Kushtetueses nëse Albin Kurtit i ndalohet të garojë në zgjedhje.
Meqë aktgjykimi i plotë ende nuk u është dërguar përfaqësuesve të institucioneve dhe partive politike ka paqartësi nëse do t’i ndalohet edhe Kurtit dhe dy deputetëve të tjerë për pjesëmarrje në zgjedhje pasi kanë dënim me kusht nga gjykata deri në Shtator të vitit 2021.
Ndërsa juristët dhe analistët po japin interpretime të ndryshme. Edhe sot presidentja në detyrë ka vazhduar konsultat me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Ndërkohë partitë politike janë duke shqyrtuar emrat e kandidatëve për kryeministër në këto zgjedhje, derisa ende nuk ka zyrtarizim as të koalicioneve parazgjedhore.
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti po insiston që të miratohet buxheti i shtetit për vitin 2020 para se të shkohet në zgjedhje.
Buxheti duhet të miratohet para se të publikohet në gazetën zyrtare aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu edhe data e zgjedhjeve pritet të caktohet para këtij publikimi.
Tv Klan