Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin e aleancës për retorikën përçarëse në Bosnje e Hercegovinë. Në një konference për media në Bruksel së bashku me kryesuesin aktual të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviç, Stoltenberg ka shprehur mbështetjen e plotë të NATO-s për integritetin territorial të këtij shteti.
Stoltenberg iu refereu udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka paralajmëruar shkëputjen e entitetit të Republikës Sërpska nga federata.
Bosnje e Hercegovina është aktualisht është pjesë e integrimit në aleancë përmes Planit të Veprimit për Anëtarësim të NATO-s.
Stoltenberg tha se Bosnja duhet të vazhdojë punën në përmbushjen e kushteve në mënyrë që të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.
Ndërkaq Beqiroviç, tha se shumica e e qytetarëve të shtetit të tij mbështesin anëtarësimin në NATO sepse aleanca është jetike për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
Ai i propozoi Stoltenberg-ut, të rinovojë praninë e NATO-s në bazat ushtarake në Bosnje-Hercegovinë.
Klan News