A e dini se zakonet tuaja seksuale mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj? Mëlçia juaj shërben për shumë qëllime, duke përfshirë pastrimin e gjakut, mbajtjen e stomakut të shëndetshëm dhe ruajtjen e gjithë energjisë që ju nevojitet për punët e përditshme. Sidoqoftë, zakonet tuaja të pakujdesshme seksuale mund të dëmtojnë këto funksione dhe mund të çojnë në hepatit C.
Hepatiti C është një infeksion ngjitës i shkaktuar nga një virus që sulmon mëlçinë dhe shkakton inflamacion. Nëse nuk trajtohet, mund të përjetoni sëmundje të tmerrshme të mëlçisë si kanceri dhe cirroza. Virusi i hepatitit C mund të përhapet edhe përmes kontakteve seksuale, prandaj më poshtë janë listuar 4 zakone të sigurta seksuale të cilave duhet t’u përmbaheni.
Mos kryeni seks të ashpër: Aktivitetet përfshirë fshikullimin gjatë seksit mund të shkaktojnë gjakderdhje dhe nëse njëri nga partnerët është i infektuar me Hepatiti C, mund ta transferojë atë te tjetri.
Puthni butë: Gjatë puthjeve agresive, ju mund të dëmtoni partnerin tuaj përmes kafshimit dhe kjo mund të shkaktojë gjakderdhje. Hepatiti C transferohet kryesisht përmes kontaktit me gjak. Prandaj, në këtë situatë, nëse partneri juaj është i infektuar me Hepatit C, edhe ju mund ta merrni atë.
Njihni me partnerin tuaj më mirë: Mos u përfshini në aktivitete seksuale para se të njihni mirë partnerin tuaj ose të kaluarën dhe sjelljen e tij / saj seksuale. Bërja e një kontrolli nuk do t’ju dëmtojë. Gjithashtu, nëse vendosni të kryeni marrëdhënie me dikë të panjohur, mos harroni të përdorni prezervativ.
Shmangni ndarjen e lodrave tuaja seksuale: Nëse jeni të infektuar me Hepatit C dhe përdorni lodra seksi si vibratorët dhe dildos, mos i ndani ato me të tjerët. Lodrat seksuale mund të transferojnë potencialisht virusin përmes gjakut të personit të infektuar. /tvklan.al