Krijohet një agjenci e posaçme shtetërore
Proceset e shumta gjyqësore, tejzgjatja e procedurave apo borxhi i akumuluar për shkak të vonesave të pagesave për shpronësimet, ka detyruar qeverinë që të rishikojë Ligjin për Shpronësimet.
Amendimet parashikojnë krijimin e një agjencie të posaçme shtetërore për shpronësimet, e cila të jetë në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban.
Ministrja Balluku, gjatë diskutimit të draftit në Komisionin e Ligjeve tha se kjo strukturë do të përshpejtojë procesin e shpronësimeve, duke iu ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi parashikohen marrëveshje dy palëshe me subjektet që pronësohet.
Një çështje tjetër që synohet të zgjidhet me këto ndryshime është dhe mungesa e planifikimit paraprak të shpronësimeve, që ka prodhuar kosto për buxhetin e shtetit. Projektligji mori miratimin e Komisionit të Ligjeve.
Tv Klan