#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.
“Në Kurthin e Piter Pan”, njihuni me 10 fëmijët e këtij edicioni
Në Tv Klan rikthehet mbrëmjen e kësaj të premteje programi më i dashur për fëmijët e të rriturit, Në Kurthin e Piter Pan.
Krah moderatores Alketa Vejsiu, në këtë edicion të 7-të të spektaklit si gjithnjë do të jenë 10 fëmijë. Ata janë Asja, Amber, Elia, Kian, Sibora, Jordan, Irina, Tristan, Jolie dhe Flavio.
Fëmijët u prezantuan me radhë nga Vejsiu, e cila në veçanti u ndal tek dy prej tyre, Flavio dhe Jolie, të cilët janë më të vegjlit në moshë. Flavio është vetëm 4 vjeç, ndërsa Jolie 3 e gjysmë.
“Këta të dy janë dy mendje shumë të mençura. Janë bilbil nga mendja dhe nga goja”, tha moderatorja.
Në Kurthin e Piter Pan këtë të premte të ftuar janë Sara Hoxha dhe Alis.
SARA HOXHA
Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!
“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!”-kështu ka deklaruar Sara Hoxha sonte në puntatën e parë të emisionit më të bukur për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 7” në Tv Klan.
Alketa Vejsiu: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja? Se e bëra prezantimin dhe nuk e kam të qartë…
Sara Hoxha: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës!
Alketa Vejsiu: Ke qenë shoqja e tij apo jo, partnerja…
Sara Hoxha: Po, partnerja.
Alketa Vejsiu: Bukur, përgjigjie inteligjente.
Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur Ledri Vula janë njohur vite më parë. Pak kohë pasi e konfirmuan romancën e tyre, ata sollën në jetë një vajzë të cilën e quajtën Poem Blu.
Muajt e fundit në rrjetet sociale kanë “vërshuar” lajmet për ndarjen e tyre, nisur nga fakti se ata nuk ndiqen më në Instagram dhe nuk ndajnë foto sëbashku. Megjithatë ende nuk ka një qëndrim publik prej tyre sa i takon “thashethemeve”.
“I bëj screenshot dhe ia çoj…” çfarë bën Sara Hoxha me komentet negative
Blogerja e famshme Sara Hoxha ishte e ftuara e parë në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan.
Përballë 10 talenteve të vegjël që do na shoqërojnë në këtë edicion të 7-të të programit, Sara zbuloi mes të tjerash edhe sesi i përball komentet negative në rrjetet sociale.
Sara Hoxha: Kurrë nuk i fshij mesazhet negative sepse mendoj se një mesazh negativ në faqen time tregon më shumë për personin që e ka shkruar sesa për mua. Mundohem të jem shumë e fortë, që të mos i le që të më prekin. Por nëse më prek, ‘screenshot’ në grup te familjarët e mi dhe e ballafaqojmë. Ata më qetësojnë dhe unë..
Alketa Vejsiu: Ka dhe diçka shumë të mirë, për ata që janë me status publik dhe duan të jenë të ndjekur. Vëmendja e njerëzve, përfshirë dhe ata që komentojnë negativisht ndihmon shumë algoritmin që të funksionojë shumë më mirë, për personazhin që ka një profil, kështu që në fund të ditës ata i bëjnë një nder.
Sara Hoxha: Shani sa më shumë…
“Nga krimb u bë bizele, avash avash…”, Jordani shpjegon si krijohen fëmijët
Jordani i vogël ka një shpjegim të hollësishëm për “mënyrën si krijohen bebet”. Sonte në puntatën e parë të “Në Kurthin e Piter Pan 7” në Tv Klan, ai rrëfeu se mezi po pret të vijë në jetë motra e tij e cila siç thotë ai “është akoma në barkun e mamit”.
Alketa Vejsiu: Si krijohen bebet?
Jordan: E di ato, si janë kështu si krimba të vegjël. Aty ka femër ose djalë, mami im ka marrë një femër dhe i ka erdhur një ashtu si krimb…I ka erdhur…
(Shpërthejnë të qeshurat)
Jordan: Ndaloni! I ka erdhur gocë. Edhe aty ajo ishte sa një bizele e tani avash avash u rrit. Tani shkon te ekoja, te ekoja shikon bebin, pastaj të bëhet barku i madh dhe shkon te doktori. E pren barkun dhe aty nxirret bebi. Kaq, kaq! Kështu krijohen bebat, ça kujtove ti?!
Plane për fëmijë të dytë? Si përgjigjet Sara Hoxha
Sara Hoxha nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese të vogëlusheve në “Në Kurthin e Piter Pan”. Jordan donte të dinte nëse blogerja ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë…
Jordan: O Sara mami im është me bebe, po ti a do ia bësh një vëlla ose një motër Poem Blu? Po apo jo? Kthe përgjigje.
Sara Hoxha: Dëshira është shumë e madhe, që t’i bëj Poit një motër ose një vëlla… po patjetër që po, unë kam qejf që Poi të ketë një motër ose vëlla.
Megjithatë, e pyetur se kur, Sara tha se për momentin nuk ka asgjë në plan.
“Më pëlqejnë dasmat, por…” Kur do të martohet Sara Hoxha?
Sara Hoxha, blogerja e famshme, ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Ajo iu përgjigj pyetjeve më pikante të 10 fëmijëve të vegjël ku sigurisht nuk mungoi as edhe ajo nga Tristani. Ai e pyeti Sarën se kur do të martohet.
Blogerja u përgjigj se i pëlqejnë dasmat, por kur është e ftuar vetë. Sara tha se ndoshta në të ardhmen mund ta bëjë një dasmë, por deri më tani nuk e ka pasur ndjesinë që ta bëjë diçka të tillë.
Tristan: O Sara kur njerëzit ‘maritohen’ ata kanë fëmijë. Por ti nuk je ‘marituar’, por ti ke fëmijë. Kur do ‘maritohesh’?
Sara: Unë nuk jam ‘marituar’ akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë që…
ALIS
Nuk këndoi 21 vite, por shpërtheu në X Factor! Alis rrëfen emocionet e fitores
Alis fitoi “X Factor Albania” vetëm një javë më parë duke marrë votat dhe zemrat e publikut.
Këtë të premte ai ishte i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Alis ka një histori të mrekullueshme nga pas që tregon se me punë gjithmonë ia del në jetë.
Ai nuk ka kënduar asnjëherë në ndonjë festival fëmijësh dhe pasionin e tij e konsumonte gjithmonë brenda mureve të shtëpisë së tij.
Madje moderatorja Alketa Vejsiu tha se për 21 vite me radhë ai nuk ka kënduar, por vetëm i ka rënë pianos. Falë “X Factor”, tashmë jeta e tij ka marrë një rrjedhë tjetër.
“Alis për hir të së vërtetës i ka rënë pianos, por nuk ka kënduar për 21 vite. Falë këtij spektakli erdhi në “X Factor” dhe ja si jeta mund të marrë një rrjedhë tjetër”, tha Vejsiu.
Përballë fëmijëve të vegjël që bëjnë pyetje nga më pikantet ai rrëfeu emocionet e fitimit të “X Factor”.
“Të them të drejtën momentin e parë që the emrin tim, isha i mpirë komplet nga emocionet sepse kisha një dyzim emocionesh, ishin dhe të mira dhe të këqija. Pse? Sepse pashë që mbaroi dhe ishin shumë javë rresht që ne kishim luftuar shumë për atë ditë dhe erdhi fundi. Ishte një melankoli e momentit”, tha ai.
Alis ‘rrëfehet’ tek fëmijët: Ja përse e fitova X Factor Albania
Fituesi i X Factor Albania u ngjit sërish në skenën e Tv Klan, por këtë herë përballë një tjetër publiku, atij të Piter Pan.
Këngëtari u përball me pyetjet e talenteve të vegjël, të cilët donin të dinin mes të tjerash se përse e fitoi X Factor-in.
“Pse e kam fituar? Arsyeja kryesore që fitova X Factor, ishte sepse kam punuar me orë të tëra. Kështu duhet të punoni edhe ju nëse doni të arrini diçka. Me orë të tëra”, tha Alis.
Sa ka ndikuar Arilena Ara në fitoren e tij në X Factor? Si përgjigjet Alis
Alis u shpall fitues i X Factor Albania një javë më parë, duke marrë votat dhe zemrat e publikut.
Por çfarë thotë ai për mentoren e tij Arilena Ara, kur pyetet nga vogëlushët e spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”.
“Unë kam thënë tekstualisht, shpresoj të kem fatin e Arilenës dhe unë këtë sot e përkthej që fati i Arilenës ishte puna që ajo bëri në X Factor-in e saj, që të arrijë ta fitojë. Dhe kur thashë fati, unë e përkthej që edhe unë, ta bëj fatin tim si ajo, të punoj fort dhe ta fitoj”, tha artisti./tvklan.al