#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Helena Kadare

Helena Kadare flet për fillimet e saj si shkrimtare

Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan mbyll siparin e sezonit të shtatë. Në fluturimin e tyre të fundit, 10 piterpanistët kishin një të ftuar shumë të veçantë: Helena Kadare.

Helena Kadare është gruaja e parë romanciere në letërsinë shqiptare, por edhe përkthyese ekselente e kryeveprave botërore.

Autore e librave si: “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Bashkëshortët” dhe “Kohë e pamjaftueshme”, Helena Kadare, ka në qendër të romaneve të saj, jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes, një mision që e ka përmbushur më së miri përmes letërsisë, duke dhënë mesazhe të forta.

Kian: Ti si u bëre shkrimtare, a e zbulove vetë, apo të tha dikush?

HelenaUnë kam dërguar një shkrim në gazetën Pioneri, dhe më kthyen përgjigje duke më thënë që nuk bëhesh shkrimtare duke kopjuar veprat e të tjerëve, duhet t’i bësh vetë. Këtu mora mësimin e parë.

Kian: A e mban mend, me leket e librit të parë që fitove, çfarë ke blerë?

Helena: Librin e parë e shkruaja natën dhe prindërit më thoshin shuaje dritën, shuaje dritën dhe prandaj titulli i librit është “Shuaje dritën Vera”. Me lekët e para thjesht arrita të kisha të ardhurat e mia dhe të krijoja pavarësi.

Helena Kadare zbulon arsyen pse Ismail Kadare nuk i ka dhuruar unazë martese

Sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, patëm mundësinë të lexojmë Helena Kadare në formën e një libri, duke zbuluar kapitull pas kapitulli, atë si shkrimtare, grua, bashkëshorte, nënë dhe gjyshe.

Në një rrëfim shumë personal Helena ndaau shumë detaje dhe të pathëna.

Amber: Unë këtu në “Në kurthin e Piter Pan” kam një shok, Kianin i cili më ka dhuruar një unazë, po ty kur u martove a të dhuroi ‘Gjeniu’ një unazë të bukur?

Helena Kadare: Jo, nuk më ka dhuruar sepse ka qenë një brez që e quanin veten shumë modernë dhe përjashtonin zakonet e vjetra. Atëherë ka qenë diçka konservatore jashtë shijeve tona.

Helena Kadare surprizohet nga e bija “Në Kurthin e Piter Pan”, ja dedikimi emocionues

Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Helena Kadare ndau shumë detaje nga jeta e saj dhe mardhënia me fëmijët. Mes të tjerash e bija e kishte surprizuar me një letër emocionuese.

E dashur mami im e bukur dhe e ëmbël! Me siguri nuk e di sa të dua. Në familjen tonë të gjithë kemi qenë në kompeticion se si të mernim sa më shumë nga vemëndja dhe dashuria jote.Unë të jam mirënjohëse për gjithçka që ke bërë, për bujarinë, dashurinë, mirësinë që të karakterizon. Unë kam një pyetje për ty, nuk e di nëse kam kaq shumë kujtime sa këta fëmijë, por të lutem ndaji sot me ne disa kujtime nga fëmijëria ime. Të dua, Besi!

Tregimi që u bë “sebep” për njohjen e Helenës dhe Ismail Kadaresë, shkrimtarja: I gjithë gjimnazi e mori vesh

Shkrimtarja e njohur, Helena Kadare ka qenë e ftuara e mbrëmjes së sotme në mbylljen e sezonit të shtatë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Kadare foli për shumë gjëra nga karriera dhe jeta e saj dhe sigurisht që nuk kishte të mungonte rrëfimi për njohjen me të madhin Ismail Kadare.

Helena Kadare: Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek “Zëri i Rinisë”. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.

Alketa Vejsiu: A kishte në ato kohë një propozim dashurie?

Helena Kadare: Në atë kohë nuk kishte një propozim martese.

Alketa Vejsiu: Direkt e tek martesa?

Helena Kadare: Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte “Lidhja e Shkrimtarëve”. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e “Lidhjes së Shkrimtarëve” dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara. Aty u njohën dhe Sadija me Dritëro Agollin, ishte shoqe e klasës time.

/tvklan.al