#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Armand Duka

Armand Duka: Futbollistët e Kombëtares janë të gjithë intelektualë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vlerëson të gjithë futbollistët e Kombëtares Shqiptare për nivelin e arsimimit.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Duka tha se shkolla të mëson se si të mësosh në jetë.

“Padyshim që shkolla është e rëndësishme por jeta ka vërtetuar që ka dhe njerëz që nuk kanë bërë të gjitha nivelet e arsimit dhe janë të suksesshëm në jetë, por ato janë përjashtime. Shkolla nuk është se të mëson gjithçka, por të mëson se si të mësosh në jetë, sepse e gjithë jeta është shkollë.

Për t’u bërë futbollist është shumë e vështrirë që të bëhesh vërtetë edhe një student i mirë. Por sot në fakt rinia dinë t’i gjejnë balancat dhe t’i bëjnë të dyja. Futbollistët e kombëtares janë të gjithë intelektualë”, u shpreh Armand Duka.

Presidenti i FSHF tregoi edhe se kush nga vëllezërit dhe motra e tij, Anita dhe Agroni, kanë mësuar më shumë.

“Gjyshi im që më ka vënë emrin, i cili quhej Ramadan Duka, ma ka vendosur Armand Duka. Të tre kemi qenë me nota të mira. Anita ka qenë pak më ambicioze se ne. Agroni ka qenë më shumë i mirë, i fundit unë. Unë nuk e di nëse kam shkëlqyer në ndonjë lënd. Me 10 kemi mbaruar ne të gjithë. Gjyshja ime na kishte ngulitur në mend që e vetmja mundësi për të jetuar në atë kohë është që duhet të marrë një diplomë. Më shumë kam qenë i mirë në gjërat ekzakte. Gjyshja ime më thoshte duhet të marrësh diplomën leji teserat e partisë. Këtë gjë më ka injektuar dhe mami e babi”, tha Armand Duka.

Pasioni i panjohur i Armand Dukës: Më pëlqen të lundroj në det të trazuar

Futbolli nuk është dashuria e vetme e Armand Dukës. Në ditët kur ai vendos të largohet pak nga rutina e përditshme, ‘arratia’ është deti të cilin e përshkon me një varkë peshkimi. Këtë pasion që kreu i FSHF-së e rrëfen “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, e ndjek sa herë mundet dhe preferon së tepërmi detin e trazuar.

Asia: Për çfarë ikën më shumë në det, për të notuar apo për të peshkuar?

Armand Duka: Për të dyja, pro më shumë për të peshkuar. Unë kaloj shumë kohë në det.

Alketa Vejsiu: Po ti je një lundërtar i vërtetë, e ke vërtet pasion detin.

Armand Duka: Në fakt kaloj një kohë të mirë në det, aq sa më lënë impenjimet e mia dhe më pëlqen. Më pëlqn të lundroj, lundroj shumë dhe më pëlqen më shumë të lundroj në det të trazuar se sa në det të qetë. Për këtë kam vërejtje nga fëmijët e mi, nga gruaja ime sepse tremben shumë kur unë dal në det të trazuar i cili më jep kënaqësi.

Alketa Vejsiu: Ke patentë detare apo jo?

Armand Duka: Po, patjetër. Kam patentë për të guiduar çdo mjet detar.

Sa i përket ‘margaritarit’ të çmuar që i pëlqen të vizitojë më shumë në brigjet shqiptare, Duka veçon shpellën e Nezhajve.

Duka për bashkëshorten: Çdo gjë e ka butë kur jam sëmurë, kur jam mirë është e egër

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Gjatë pyetjeve pikante të vogëlushëve, Duka nuk ka ngurruar të shkëmbejë disa batuta kur është pyetur në lidhje me jetën e tij personale.

Elja: Armand, gruaja jote Suela është doktoreshë, si t’i bën gjilpërat butë apo qetë që mos të dhembin?

Armand Duka: Gjilpërat m’i bën butë. Kujdeset shumë kur jam sëmurë dhe çdo gjë e ka butë kur jam sëmurë. Kur jam mirë, është e egër, nuk më trajton dhe aq mirë. (Qesh)

Pyetje: Kush të ka ngjarë më shumë nga fëmijët, çuni apo çupa?

Armand Duka: Po t’i shikosh kështu janë elegantë si unë të dy, edhe çuni dhe çupa.

Elja: Unë për vete i ngjaj babit.

Armand Duka: Edhe goca ime kështu mendon që i ngjan babit. Unë mendoj se të dy më ngjajnë mua dhe kështu kam qef që të më ngjajnë mua. Suela thotë që “më ngjajnë mua”. Nuk e di.

Armand Duka tregon shpellën sekrete në rivierën shqiptare

Armand Duka i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, përveç futbollit ka folur edhe për pasionin e tij për notin dhe dashurinë për detin.

Alketa: Nga të gjitha plazhet që ke eksploruar në bregdetin tonë, cili është ai vend që do të veçoje?

Armand Duka : Shpella e Nezhajve në Karaburun, shumë e bukur duhet të zhytesh që të futesh ne shpellë. Mua me pëlqen të notoj kur deti nuk është i qetë dhe aty nuk është një terren i lehtë.

Fëmijët e befasojnë me letrën emocionuese, Armand Duka nuk mban dot lotët

I ftuar “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, kreu i FSHF-së Armand Duka është befasuar nga një letër e shkruajtur nga vajza dhe djali i tij. Alketa Vejsiu ka lexuar tekstin e letrës suprizë që mallëngjeu Dukën

“I dashur babi sa e vështirë të gjesh fjalët për të folur për ty. Një baba i mrekullueshëm që na frymëzon në jetë e në familje. Unë dhe Klejdi të falenderojmë shumë për punën e madhe që ke bërë për ne për të na edukuar me vlerat më të mira njerëzore. Ne duhet të bëjmë shumë punë që të jemi sadopak afër asaj që përfaqëson ti edhe pse vizioni yt është i pariprodhueshëm. Është e vështirë ta riprodhosh vizionin e një njeriu të madh. Në momentet e vështira gjithmonë mendoj, babi ja del çdo ditë, duhet t’ja dal dhe unë.”

“Je vërtetë një shpirt i madh dhe i bukur, një lundërtar i detit të jetës dhe dallgëve të detit. Sfidon dhe ato më të lartat dhe se humb kurrë drejtimin! Ashtu speciale është dashuria jote për detin që për ne është metafora më e bukur e lirisë, jetës, sfidave, pafundësisë, të bukurës, jetës së mrekullueshme. Të falenderojmë që çdo ditë gjen kohën për ne, për mua, Kleitin, mamin edhe çunat, Aidan e Aairo. Ata akoma nuk e kuptojnë çfare gjyshi kanë. Edhe unë e di që vetëm emri i tyre të bën të buzëqeshësh.Je heroi jonë, busulla e jetës, mentori dhe mësimi më i madh për ne. Por mbi të gjitha një baba shembullor, dhe siç e kemi zakon si familje nuk bëjmë shumë komplimenta, por me gjithë zemër të themi je krenaria jonë dhe të duam shumë.”

Kreu i FSHF-së, Duka ka tha se është shumë i lumtur që ai dhe bashkëshortja e tij kanë bërë maksimumin që t’i bëjnë fëmijët e tyre të aftë dhe të vlefshëm për shoqërinë.

Armand DukaAta që janë shkruar mbase janë shumë, por mbase janë të përshtatshme për çdo prind. Çdo prind bën të njëjtën gjë, bën maksimumin për t’i edukuar mirë dhe nëse unë dhe Suela kemi arritur t’i bëjmë për aftë dhe të vlefshëm për shoqërinë, jam shumë i lumtur për këtë.

Gjesti special i Armand Dukës, vjen me dhurata për Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun

Në fund të intervistës së tij “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Armand Duka bëri edhe një gjest shumë special. Kreu i FSHF i dhuroi Alketa Vejsiut fanellën kuqezi të personalizuar për të ndjekur ndeshjen e parë të Shqipërisë në Dortmund. Po ashtu, Duka kishte sjellë edhe një fanellë për regjisoren Vera Grabocka, ndaj së cilës shprehu një vlerësim të madh.

Armand Duka: Dua të  them një gjë për Verën se në fakt unë e respektoj si një nga njerëzit e aritt më të suksesshëm dhe me një energji të pashtershme. Në fakt kur më ftoi në emision, duke qenë se emision me fëmijë, nuk më përshtatet shumë, e kisha me dyshim. Nuk isha në Shqipëri, me ca miqtë e mi të huaj, nxora telefonin, gjeta Verën në foto dhe i thashë kjo zonja më ka ftuar në emision, sa vjeçe mendoni që është?

Alketa Vejsiu: Mos e thuaj!

Armand Duka: Filluan, dikush thoshte 42, dikush 43, i thashë, jo është 32.

Alketa Vejsiu: 31 gjithmonë!

Duka: Shqipëri-Itali, nga ndeshjet më të kërkuara në Euro 2024

Më 15 Qershor, në stadiumin me 67 mijë vende të Dortmundit në Gjermani, luhet ndeshja e grupeve Shqipëri-Itali për Kampionatin Europian.

Do të jetë një ndeshje plot emocion dhe adrenalinë. E sigurisht që të gjitha biletat për atë ndeshje janë shitur.

Por Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka zbuluar një kuriozitet. I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Armand Duka tha se ndeshja Shqipëri-Itali dhe Gjermani-Zvicër janë 2 ndeshjet më të kërkuara të grupeve në Euro 2024

“Dihet që stadiumi është i shitur i tëri, është plot me shqiptarë dhe italianë, edhe gjermanë. Statistikat janë që 2 ndeshjet e grupeve më të kërkuara në Kampionatin Europian janë Gjermani-Zvicër dhe Shqipëri-Itali”, tregoi Presidenti i FSHF Armand Duka.

Klaus Gjasula

Klaus Gjasula flet për këshillat që merr nga vëllai ish-futbollist

Mbiemri Gjasula është i njohur per tifozët e Kombetares. Jurgen Gjasula, vëllai i madh i Klausit ka luajtur vetëm një vit me Kombëtaren, pasi dëmtimet e larguan nga ekipi. Klaus Gjasula ka folur “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan për marrëdhënien dhe këshillat që merr nga Jurgeni.

Amber: Vëllai Jurgeni çfarë të ka mësuar për futbollin? 

Klaus Gjasula: Është më i madh nga mua dhe ka pasur eksperiencë para meje. Më jep shumë këshilla dhe më ndihmon.

“Jemi martuar kur ishte kovidi”, Gjasula flet për marrëdhënien me bashkëshorten

Futbollisti shqiptar Klaus Gjasula, i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ka zbuluar shumë aspekte të jetës së tij personale. Ai ka treguar si ka lindur dashuria me bashkëshorten e tij, me të cilën ka edhe 2 fëmijë.

Alketa Vejsiu: Ti kujt i ke thënë të dua prej vërteti në këtë jetë? Si e ka emrin ajo që ta ka marrë zemrën?

Kaus Gjasula: Laura. Është shumë interesante historia me Laurën. Jemi takuar në shkollë herët.

Alketa Vejsiu: Si i propozove Laurës se ajo është edhe italiane, i bëjnë propozimet në mënyrë spektakolare.

Klaus Gjasula: Italianët janë shumë emocionalë, por shqiptarët janë edhe më shumë emocionalë. Ajo është e thjeshtë shumë. Erdhën në jetë 2 fëmijë, Tiana dhe Tiago.

Alketa Vejsiu: Propozimi i martesës a ka pasur ndonjë moment të veçantë?

Klaus Gjasula: Thjeshtë vendosëm të martoheshim. Ne jemi martuar kur ishte kovidi, dasmën akoma nuk e kemi bërë.

Klaus Gjasula tregon pse mbante “kaskë” gjatë ndeshjeve

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Klaus Gjasula ka tërhequr gjithmonë vëmendje me kaskën që ai mban gjatë ndeshjeve që prej vitit 2013.

Pas një dyluftimi ai pësoi një frakturë, e cila ia bën të domosdoshme mbajtjen e kaskës gjatë ndeshjeve. Që nga ai moment ai e mban kaskën në çdo ndeshje për të shmangur çdo problem.

Flavio: Po ti pse mban kaskë në kokë kur luan apo ke frikë se të prishen flokët?

Klaus Gjasula: Kam pasur një dëmtim dhe e kam mbajtur për shumë vite, tani e kam hequr.

/tvklan.al