Këshilli i Bashkisë Shkodër e ka nisur me 1 minutë heshtje mbledhjen e radhës. Kerkesa është bërë nga keshilltarët e opozitës dhe është miratuar unanimisht nga të gjithë. Në masakrën e 30 Tetorit në Dobraç të Shkodrës humbi jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha.
Çifti Bashkim dhe Flutura Basha po udhëtonin me motor në momentin kur ndodhi atentati në drejtim të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit dhe një personi të tretë që ishte në makinë me të rinjtë, akoma i paidentifikuar.
Dyshohet se ky person ishte i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i të riut Hamza Lici që humbi jetën në atentat, megjithatë policia akoma nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me identitetin e tij.
Pasi u qëllua me breshëri plumbash drejt makinës ku ata udhëtonin, të rinjtë humbën drejtimin mbi mjetin dhe përplasën çiftin fatkeq Basha që u ndodhën në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.
Përplasja ishte fatale për Flutura Bashën, e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa, Bashkim Basha humbi jetën disa ditë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës./tvklan.al