Fundjava e parë e pranverës në Vlorë ka sjellë temperatura mjaft të larta, duke bërë që shumë qytetarë të nisin sezonin e plazhit.
“Sot është ditë e ngrohtë, kemi ardhur ta provojmë ditën e parë”, tha një pushues.
“Pak i ftohtë por është i mrekullueshëm. Tani bëhet plazhi siç duhet. Në Mars është uji më i pastër, më kurativ”, tha një tjetër pushuese.
Jo vetëm vlonjatët por në breg të detit mund të shohësh mjaft turistë të huaj duke shijuar klimën e favorshme.
“Njerëz të bukur, qytet i bukur, çdo gjë e mrekullueshme, këtu po shikojme çdo gjë që na rrethon, për mua është mjaftueshëm ngrohtë për tu larë në det”, u shpreh një pushues i huaj.
“Është shumë mirë Vlora është fantastike, deti njerëzit dhe ushqimi”, tha një pushuese nga Italia.
“Kam 9 muaj që jetoj me familjen në Vlorë, riviera shqiptare super”, tha pushuesi nga Ukraina.
Krahasuar me vitet e tjera, sot është vënë re një numër i lartë pushuesish që kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar fundjavën.
Klan News