Bijonse është fituesja e madhe e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Gremi, ndër më të rëndësishme për botën e muzikës në Shtetet e Bashkuara.
Albumi i saj “Cowboy Carter” publikuar në Mars 2024 u vlerësua me çmimin kryesor “Albumi i Vitit” dhe si “më i miri i muzikës Country. “Albumi i vitit” është i pari Grammy i rëndësishëm në karrierën e saj. Bijonse, që deri më sot shquhej për R&B dhe Pop tha se nuk e priste, ndaj dhe u shtang kur dëgjoi se ishte përzgjedhur, moment që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Kendrik Lamar mori “Grammy” për këngën dhe për regjistrimin e vitit për hitin “Not Like Us”,ndërsa Sabrina Carpenter u vlerësua për “performancën më të mirë solo në Pop” dhe për “vokalin më të mirë në një album pop”. Vëmendje tërhoqi edhe veshja krejtësisht transparente e Bianca Censorit në krah të bashkëshortit Kanye West.
Në disa media u tha se ata u dëbuan nga truprojet e ceremonisë, ndërsa në të tjera u tha se ata vendosën të mos hyjnë në sallën e ceremonisë. Ceremonia e këtij viti iu kushtua zjarreve më të rëndë në histori që rrethuan veriun e Los Anxhelesit.
Tv Klan